Tifozët, krenaria që mban gjallë Partizanin
Posted by dori on Wednesday, November 17, 2010
Under: Ultras Guerrils
| Tifozët, krenaria që mban gjallë Partizanin |

Sporti pa tifozë as që
mund të imagjinohet dhe në veçanti futbolli. Kjo lojë magjepse e luajtur
në fushën e blertë, ka bukurinë e saj kur stadiumi është i mbushur dhe
zërat, brohoritjet dhe kënga e tifozëve mbështesin ekipin e zemrës. Të
gjithë kemi parë në televizion një ndeshje që luhet pa tifozë. Kjo
ndeshje madje nuk u jep knaqësinë dhe futbollistëve që luajnë në fushë.
Ajo ka në themel të saj dhe synim të përcaktojë vetëm rezultatin. E bëmë këtë paranteze për të thënë se një ndër problemet madhore që ka futbolli ynë, është se ai po vuan ndër të tjera dhe mungesën e tifozëve, mbështetjen e tyre në stadiume për t’i dhënë një tjetër karakter e bukuri kampionatit në përgjthësi dhe lojës së futbollit në veçanti.
Dihet tashmë gjendja e Partizanit të viteve të fundit i drejtuar nga A. Xhani. Ky ekip ka tifozë që e vuajnë gjendjen e ekipit. Ka tifozë që kanë shpenzuar për ekipin dhe janë gati t’a bëjnë përsëri vetëm e vetëm të shohin ekipin e tyre të zemrës atje ku e ka vendin. Tifozëte e Partizanit i janë gjendur ekipit edhe në ditët e vitet më të vështira. Miku i mirë në ditë të vëshrirë- thotë një fjalë popullore. Ata janë gati të sakrifikojnë, të organizohen për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Teksa po ndiqnim ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, pavarësisht se kush luante në fushë, grupi elitë i tifozëve të Partizani me parullat e zemrës, thirrjet e duartrokitjet e tyre, mbështetën gjatë gjithë lojë ekipin i cili më në fund mori fitoren e parë të këtij sezoni. Pas ndeshjes njeri nga ata do t’u thoshte shokëve të tyre: Nuk na falet që në ndeshjen me Lushnjen nuk e mbështetëm ekipin. Lushnja që kishte mbështetjen e tifozëve të saj fitoi. Prania dhe brohoritjet e tifozëve, rritin moralin dhe sedrën e lojtarëve për të luajtur sa më mirë. Këtë gjë kërkojnë të bëjnë tani tifozët e Partizani. Nuk do t’a lëmë për as një çast ekipin pa mbështetje.
Ata luten të zgjidhen përfundimisht problemet e mbështetjes finaciare dhe të infrastrukturës stërvitore, por mbështetja morale në stadium nuk do t’ju mungojë. Organizimi do të bëhet për çdo ndeshje si brenda dhe jashtë kur do të gjenden mundësitë e rrugtimit. Shoqata e tifozëve të Partizanit tashmë e ka kuptur se ajo është e vetmja që e do me shpirt ekipin, do emrin dhe lavdinë e Partizanit. Për këtë arësye ata nuk do t’a lënë ekipin për as një çast vetëm.
Pinari, Bakalli, Beqiri, Karapici, Tetova që kanë sakrifikuar të luajnë për këtë ekip në vitet e ditët më të vështira dhe pa u paguar kur tashmë kanë përkrah të rinjtë e formuar në akademinë e Partizanit dhe që kanë luajtur edhe vitin e kaluar si Xhika, Pashaj, Hithi, Sulçe, Dushku, Përlleshi etj. do të kenë një motiv më shumë në fushë për të luajtur me shpirt. Këta lojtarë e dinë se kanë një barrë të vështirë për t’a mbajtur Partizanin pretendent, e kanë të vështirë për të synuar ringritjen në supperiore me këtë përbërje, por edhe tifozët janë koshient dhe të ndërgjegjshëm për mundësitë e tyre reale. Ata ju premtojnë ekipit besnikëri, mbështetje sa më të madhe në ndeshjet në Tiranë. Ata ju premtojnë se do ta duan ashtu siç e kanë dashur ekipin kur ishte pretendent për kampion.
Tifozët e Partizanit edhe pse e dinë se gjërat nuk po shkojnë për mirë, se divergjencat midis ortakëve nuk i shërbejnë Partizanit, se Xhani si President duhet t’i dalë për zot ekipit, të zgjidhë dhe jo të komplikojë situatat që krijohen brenda ambientit, ata kanë vendosur : “Të gjithë në stadium ! Partizani është në ditët e tij më të vështira. Rezultatet e fundit dhe për më tepër gjendja në të cilën është skuadra jonë e zemrës ka bërë që secili prej nesh, tifozave të Partizanit, të pyesë veten nëse ia vlen të shkohet në stadium.
"Ultras Guerrils" ka vendosur që për asnjë arsye të mos e braktisë ekipin me fanellën e shenjtë të Partizanit. Pavarësisht rezultateve, pavarësisht faktit se kush është president i klubit, ne do të vazhdojmë që të adhurojmë fanellën e Partizanit dhe për këtë arsye nuk do të bojkotojmë asnjë ndeshje. Përkundrazi do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë, që Partizanit të mos i mungojnë tifozat. Partizani nuk ka më një fushë ku të stërvitet, nuk ka më një president që ta mbajë me finaca dhe është aq e gjatë lista e gjërave që nuk i ka më.
Partizani na ka vetëm ne, tifozat e tij. Është e lehtë të dorëzohesh, të heqësh dorë. E vështirë është të durosh dhimbjet edhe pasi të jesh rrëzuar, të vazhdosh të luftosh. Ne kemi vendosur që të qëndrojmë. Bashkohu edhe ti me ne. Çdo ndeshje në stadium. PËRJETË ME TY PARTIZAN !”. Kjo thirrje e bërë në faqen e Partizanit në facebook, ka nisur të afrojë zemrat e dëshpëruara të tifozëve të Partizanit. Ata janë krenaria që e mban gjallë ekipin, që ngroh zemrat e lojtarëve në fushë, që me simbolin e Partizanit, emrin e tij do të vazhdojnë ta duan, brohorasin e duartrokasin edhe në të ardhëmen. Ata do t’a mbështetsin si gjthnjë ekipin e tyre të zemrës Partizanin. Ndaj lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Partizanit t’a dinë se nuk do të jenë të vetëm. Ata do të kenë afër tyre mbështetjen që u premtojnë tifozët e mrekullueshëm që do t’i dëshironte t’i kishte çdo ekip tjetër futbolli në Shqipëri.
(Nga Halil Vata)
In : Ultras Guerrils