Trophies

 Kampionati Shqiptar
15 here Kampion

1947

1948
1949
1954
1957
1958
1959
1961
1963
1964
1971
1979
1981
1987
1993

Kupa e Shqiperise

15 here fitues

1948 Partizani 5-2 Tirana

1949 Partizani 1-0 Tirana
1957 Partizani 2-0 Lokomotiva
1958 Partizani 4-0 Skenderbeu
1961 Partizani 1-1 1-0 Besa
1964 Partizani 3-0 Tomori
1966 Partizani 2-1 4-3 Vllaznia
1968 Partizani 4-1 Vllaznia
1970 Partizani 4-0 0-1 Vllaznia
1973 Partizani 1-0 Dinamo
1980 Partizani 1-1 1-0 Elbasani
1991 Partizani 1-1 4-3p Flamurtari
1993 Partizani 1-0 Albpetrol
1997 Partizani 2-2 4-3p Flamurtari
2004 Partizani 1-0 Dinamo

8 here finalist


1950 Dinamo 2-1 Partizani

1951 Dinamo 3-2 Partizani
1953 Dinamo 2-0 Partizani
1954 Dinamo 2-1 Partizani
1974 Dinamo 1-0 Partizani
1985 Flamurtari 2-1 Partizani
1988 Flamurtari 1-0 Partizani
1989 Dinamo 0-0 3-1 Partizani

Superkupa

2 here fitues

1994

2004

Kupa e Ballkanit

1 here fitues

1970 Partizani 3-0 1-1 Beroe Stara Zagora



 

Historia e skuadres se futbollit "Partizani"
Historia e skuadres se futbollit "Partizani" e ka fillimin fill pas Clirimit te vendit. Baze per krijmin e saj ishin e rinjte partizane te divizioneve, te brigatave te ushtrise nacionlçlirimtare. Ne vitet e para shkolla "Skenderbej" dhe "Shkolla e Bashkuar e Oficerave" si dhe futbolliste te skuadrave te tjera do te ishin furnizuesit kryesor te saj. Ne kampionatin e pare te kategorisë se pare te pasluftës, ne vitin 1945 do te merrnin pjese dy divizione te ushtrisë njëra ne qendër ne Shkodër "Ylli" dhe tjetra me qendër ne Korçe "Liria". Keto dy skuadra ushtarake do te merrnin pjese vetëm ne kampionatin e pare, pasi ne vitin 1946 dy skuadrat e mësipërme me futbollistet me te mire krijuan berthamen e ekipit kryesor te skuadrës ushtarake e cila mori emrin "Ushtria" . Me 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e pare miqësor ndaj kampiones se vendit te vitit 1945 "Vllaznia". Ndeshja u zhvillua ne Tirane. Ne një shi te dendur dhe qe u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e germave qe ishin vendosur ne gjoksin secilit futbollist. Formacioni i pare historik i saj ne këtë takim ishte: Bonati, Luga, Tepelia, Demneri, Fagu, Rexhepi, L.Hoxha, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. Ndërsa ne 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nen emrin "Ushtria" , ne kete takim kunder "17 Nentorit" te Tiranes, për here te pare ne bluzat e tyre ishte shkruajtur "Partizani". Takimin e fitoi ekipi i "Partizanit" me rezultatin 2-0. Shënuesit ishin  futbollistet: O.Pengili dhe Q.Teliti . Ja dhe formacioni qe luajti per fanellat e kuqe: Cobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku, Demneri. Ne kampionatin kombëtar te kategorisë se pare te vitit 1946, skuadra ushtarake "Partizani" nuk ishte pjesëmarrëse. Por për te mos qëndruar pasive, skuadra ndermorri një turne te gjate ne shume qytete te Shqipërisë për konsolidimin e ekipit por dhe për te pare futbolliste cilësore te këtyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqësore, duke shënuar 26 gola e pësuar 9. Shënuesi me i mire ishte Qamil Teliti me 11 gola. Viti 1947, për here te pare ne historinë e saj merr pjese ne kampionatin kombëtar te vendit dhe për here te pare shpallet kampion kombëtar, titull qe do ta mbronte dhe ne kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa republike ne vitet 1948 dhe 1949. Skuadrën e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi qe gjithashtu dhe futbollist i skuadrës. Historia e skuadrës se futbollit "Partizani" gjate një periudhe 55 vjeçare ka qene vazhdimisht ne rrije ne fitimn e 15 titujve kampion kombetar te 15 kupave te Republikes e te shume takimeve nderkombetare, por per te theksuar eshte fitimi i 2 medaljeve te argjendi ne Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave me ne ze te Europes Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistet cilesore ka perbere bazen e skuadres kombetare. Ne 55 vjet ne skuadren, kane dhen kontributin e shquar qindra futblliste. Skuadra e Patizanit per shume vite jo vetem ka fituar tituj kampion dhe kupa republike, por ajo i ka paraprire futbollit shqiptar. Jane shume mjeshtra te merituar dhe dhjetra mjeshtra sporti qe kane dale nga rradhet e skuadres se Partizanit. Shume nga ish futbollistet e Partizanit kane veshur fanellat e ekipeve te huaja si ne Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicer etj.

Pervecse ka qene gjithmone njera nga skuadrat kryesore ne Shqiperi, Partizani ka qene dhe nje nga skuadrat me te suksesshme edhe ne arenen nderkombetare duke arritur disa rezultate historike dhe me kryesisht duke ngritur te vetmin trofe nderkombetar ne historine e skuadrave shqiptare, Kupen e Ballkanit. Persa i perket disa nga rezultateve te arritura mund te permenden disa. Ne Kupen e Kampioneve Partizani - Austria Viena 1-0 ne 1981, Partizani - Celtic 1-0 ne 1979 dhe Partizani - FC Koln 0-0 ne 1964. Ne Kupen Intertoto kualifikimi per ne raundin e dyte ne 2003 pas nje fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 ne Tirane. Ne Kupen e Kupave Partizani - Feyenoord 0-0 ne 1991, Partizani - Malmo 0-0 ne 1980, Partizani - Atvidabergs 2-0 ne 1970 si dhe Partizani - Torino 1-0 ne 1968. Por me kryesorja ka qene fitorja e Kupes Ballkanike ne vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.

Vitet e fundit Partizani nuk ka qene ne lartesine e emrit qe ka ne futbollin shqiptar. Pas renies se komunizmit ne Shqiperi, Partizani ka pasur me shume sukses ne Kupen e Shqiperise sesa ne Kampionat duke e fituar 4 here ne 1991, 1993, 1997 dhe 2004, kur kampionatin e ka fituar vetem nje here ne 1993. Qe pas renies ne kategorine e dyte (per here te pare) ne vitin 1998, Partizani drejtohet nga presidenti Albert Xhani i cili fitoi Kategorine e dyte dhe e ngjiti menjehere Partizanin ne ate te paren. Megjithate ne 8 vjet ne krye te Partizanit, Albert Xhani ka arritur te fitoje vetem nje Kupe te Shqiperise. Partizani ju afrua shume titullit ne sezonin 2007/08 ku skuadra e drejtuar nga Hasan Lika luftoi deri ne fund te kampionatit por nuk arriti te fitonte kunder Dinamos ne ndeshjen e fundit qe do ti jepte titullin. Partizani mori pjese ne Kupen UEFA ne vitin 2008 por u eleminua nga boshnjaket e Siroki Brijeg. Skuadra filloi qe prishej qe pas perfundimit te sezonit dhe fillimi i sezonit 2008/09 e gjeti me nje skuader totalisht te re. Pas nej fillimi shume te dobet, Hasan Lika i le vendin Shpetim Duros ne pankine. Duro arrin te kape nje nga vendet e play-off me nje skuader q dukej e destinuar per fundin e tabeles, por nuk arrin te kaloje Kastriotin ne ndeshjen e play-off, qe u kontestua shume per disa vendime te arbitrit. Arbitrit me pas ju hoq licensa pikerisht per kete ndeshje. Gjithesesi partizani zbret per here te dyte ne Kategorine e Pare.

Sezoni 2009/10 e gjen Partizanin ne nje gjendje akoma me te keqe pasi pesidenti Xhani deklaron se nuk do te kete rroga. Ne skuader mblidhen gjithesesi disa emra te njohur ne futbollin shqiptar si Skerdi Bejzade, Klodian Asllani, Arjan Sheta she Sokol Ishka qe u shtohen disa nga lojtareve qe qendrojne nga sezoni i meparshem, edhe pse kane tashme pothuaj dy vjet qe nuk paguhen. Trajner eshte ish-lojtari i Partizanit Eduard Zhupa, ndersa ndihmesi i tij eshte Bejzade qe eshte njekohesisht edhe sulmues i skuadres.

Nen drejtimin e Albert Xhanit, u krijua Akademia Partizani, e pare e ketij lloji ne Shqiperi. Qe prej krijimit, kjo skuader ka nxjerre lojtare te shumte per skuadren e pare.



 

Dy rezultatet historike te Partizanit:

















 

This free website was made using Yola.

No HTML skills required. Build your website in minutes.

Go to www.yola.com and sign up today!

Make a free website with Yola