RRUGA JONE
Partizani..ky klub themeluar ne vitin 1946,vetem 2 vjet mbas mbarimit te luftes per çlirimin e Shqiperise,fitoi menjehere zemrat e shume shqiptareve.Ashtu te dashuruar mbas ngjarjeve sportive,qindra e mijera shqiptare nga çdo ane e Shqiperise,u dashuruan me kete klub dhe u ben tifoza te flakte te tij.Ngjyra e kuqe,qe simbolizonte gjakun e deshmoreve per liri,u vendos si ngjyra dalluese e ketij ekipi,ngjyre te cilen e ka mbajtur dhe e mban me nder ne arenen sportive Shqiptare dhe ate boterore.Historia nder vite e Fk PARTIZANIT eshte nga me te lavdishmet e skuadrave Shqiptare,me 15 kampionate dhe 15 kupa te fituara 1 kupe ballkanike ne 47 vjet histori kombetare,si klub futbolli,dhe me dhjetra lojtare yje qe aq shume kane kontribuar ne sportet Shqiptare si dhe ne ekipet kombetare te ketyre sporteve,duke perfaqesuar denjesisht kombin tone dhe njyrat tona kuq e zi,ne arenen boterore.Te dashuruar me lojen e bukur nder vite,dhe me legjenden futbollistike qe ka shkruar ky ekip,te dashuruar me ngjyren e kuqe,ngjyren e gjakut,e flamurit kombetar,qysh kur filuam te lozim per here te pare lojen e futbollit ne moshen 5,6,apo 7 vjeç,per ne kishte vetem Partizan.E perqafuam fort ne jeten tone,e beme pjese te saj....
Ultras Guerrils

Vitet e Tranzicionit per Shqiptaret,ishin dhe per Partizanin te tilla,deri ne vitin 2000,kohe kjo kur me ndihmen e atyre qe e menaxhonin kete ekip legjende,Fk partizani per here te pare ra nje kategori me poshte,dhe Ministria Mbrojtjes ja dhane klubin me padrejtesi ne perdorim disa njerzve te pavullnetshem dhe qe nuk kishin lidhje shpirterore me kete klub,por vetem lidhje biznesi.Megjithe fishekzjarret e ketyre personave,dhe deklaratat bombastike ne media,perveç 1 kupe ne vitin 2004,ekipi nuk fitoi me asgje,por edhe ajo kupe,me vone u perfol,po vet nga keta person,si e dhuruar nga dinamo.Gjithashtu deshtimet ne Europe ishin te pervitshme,dhe ekipe nga me mediokret..arrinin te na eleminonin,per vete faktin se biznesi kishte zene vendin e dashurise dhe shpirtit luftarak.

Dhe vjen sezoni 2008-2009,kur ekipi Partizanit perballet me veshtirsi financiare,te lindura nga keta persona te papergjegjshem,qe prej kohesh nuk paguanin lojtaret.Por tifozeria e zjarrte e Partizanit,e cila po e humbte per çdo dite qe kalonte shpresen,u sensibilizua ne menyre te fuqishme,me deklarata ne media,ku u behej thirrje te çohej dhe te ndihmonte ne çdo menyre qofte monetare,apo mbeshtetje maksimale per lojtaret ne stadium,qe futbollistet e Partizanit mos ta braktisnin ekipin,por te luanin dhe te nderonin fanellen legjende te Partizanit,tifozet e mrekullushem te tij,dhe veten e tyre gjithashtu. Lojtaret u treguan Heronj te vertete,edhe pse pa u paguar gjate nje sezoni te tere futbollistik,luajten,per fanellen,tifozat,duke na nderuar ne tifozat dhe veten e tyre,pavarsisht padrejtesive qe u bene kunder tyre gjate gjithe sezonit,ku ne fund ekipi zbriti nga kategoria.....
Gjate ketij sezoni,mjaft te veshtire per tifozerine e kuqe,linden dhe disa grupime tifozerike, nga te cilat dhe Brigada e Kuqe dheKomandos Ultras 09 ,grupe te cilat perbeheshin nga tifoza te rinj ne moshe.Kto grupe udhehiqnin tifozerine e kuqe ne stadium,per ti dhene mbeshtetje maksimale ekipit tone te zemres Partizani.Ndeshje mbas ndeshje,pothuaj gjithe grupimet e tjera u shkrine me Brigada e Kuqe dhe Komandos Ultras 09,emra te cilat,per nga historia e Partizanit,dhe vete emrit i tij,i shkonin me shume pershtat ketij ekipi legjendar!!..por kishte ngeleur dhe perfeksioni perfundimtar pa u arrit ne grupet tifozerike te Partizanit..ate te bashkimit te 2 grupimeve ne nje te vetem,dhe ashtu u bë,kto 2 grupe lane pas shpenzime te medha qe kishin kriju nen emrin e tyre,dhe sebashu u bashkuan nen nje emer tjeter...Ultras Guerrils,qe per mos i shuajtur perfundimisht nga zemra Brigada e kuq 2008 dhe Komandos Ultras 2009..u vendos te ishte Grupimi Ultras Guerrils 08-09..Tani e tutje keshtu do jet gjithmone.,. Ultras Guerrils 08-09 do jete aty ku luan ekipi Partizanit,do jete zemra e tij,lojtari i tij i 12-te,per ta mbeshtetur ate fuqimisht dhe maksimalisht.